Boost Microgravity Treadmill – Ndërtuar nga Atletët, I Besuar nga Kampionët
Boost zhvillon pista vrapimi me mikrogravitet që shtyjnë kufijtë e performancës, funksionalitetit, besueshmërisë dhe dizajnit. Bazuar në teknologjinë e përparuar të presionit të ajrit të zhvilluar në NASA nga babai i themeluesit të Boost, produktet tona lejojnë heqje peshe të rehatshme dhe pa mundim.
.
Përfitimet e Boost Microgravity Treadmill
– Rehabilitimi i Dëmtimit
Teknologjia e mikrogravitetit është e dobishme në një gamë të gjerë dëmtimesh, nga rehabilitimi pas operacionit deri tek frakturat e stresit ose hernia diskale lumbare. Rekomandimet tradicionale për kohën në të cilën nuk duhen mbajtur pesha, mund të nënkuptojnë humbje të masës muskulore, forcës dhe rritje të ngurtësimit të artikulacioneve. Seanca stërvitore me teknologjinë e mikrogravitetit mund të ndihmojë në luftimin e të gjitha këtyre, duke minimizuar rrezikun e ri-dëmtimit.
- Ecni dhe vraponi më shpejt në procesin e rikuperimit
- Mjedis i sigurt për t’u shëruar, rehabilituar dhe për të fituar formë
- Ruani masën muskulore dhe aftësinë aerobike
- Rifitoni vetëbesimin dhe përmirësoni shëndetin mendor
– Performancë stërvitore
Stërvitja me teknologjinë e mikrogravitet mund të maksimizojë performancën përmes teknikave efikase dhe efektive të stërvitjes. Atletët elitarë në një sërë sportesh, nga futbolli te golfi, përdorin tekonolgjinë e mikrogravitetit për ushtrime me intensitet të lartë, seanca HIIT dhe për përmirësimin e gjendjes kardiovaskulare.
- Stërvitje me shpejtësi deri në 28 km/orë në një mjedis të sigurt
- Rrit intensitetin pa rritur rrezikun e lëndimit
- Kombinohet me stërvitje në lartësi për përfitime më të mëdha kardio


– Rikthimi në Vrap
Stërvitja me teknologjinë e mikrogravitetit mund të ofrojë një përvojë të qetë, progresive dhe që ndërton vetëbesim për vrapuesit që kërkojnë të kthehen në aktivitetin e tyre pas një dëmtimi ose pas një periudhe të gjatë pushimi. Ndryshe nga metodat tradicionale të stërvitjes cross-training, stërvitja me teknologjinë e mikrogravitetit ofron metoda lëvizjeje specifike për vrapimin, mbajtjen progresive të peshës dhe një rikthim të sigurt në pistë, rrugë ose natyrë.