Klinikë Fizioterapie dhe Estetike
Kush jemi ne?
SoledMed është një klinikë e specializuar që ndërthur ekspertizën mjekësore me teknologjinë bashkëkohore, për të ofruar një gamë të plotë shërbimesh në fushat e fizioterapisë, estetikës, si dhe distribucionin e pajisjeve dhe produkteve profesionale për klinika të tjera.
Krijuar me bindjen se shëndeti dhe mirëqenia nuk mund të trajtohen të ndara, SoledMed përfaqëson një koncept të ri në kujdesin shëndetësor: një qasje të integruar, gjithëpërfshirëse dhe të personalizuar për çdo individ.
Vizioni Ynë
Qëllimi Ynë
Tre fusha, një standard
Fizioterapi, estetikë dhe distribucion profesional, të gjitha me të njëjtin përkushtim ndaj cilësisë.
Rehabilitim për të rritur dhe fëmijë
Ne trajtojmë një spektër të gjerë problemesh motorike dhe neuromuskulare për të rritur dhe fëmijë, përfshirë rehabilitimin ortopedik, neurologjik, reumatologjik dhe atë pediatrik. Programet tona janë të individualizuara dhe të mbështetura në protokolle ndërkombëtare.
- Rehabilitim para dhe pas operacionit
- Diskopati, ishias, mes dhe qafë
- Rehabilitim neurologjik
- Rehabilitim i nyjeve
- Rehabilitim postural
- Para dhe pas lindjes

Vlerësim fillestar
Çdo trajtim fillon me analizën e problemit dhe të lëvizshmërisë.
Program i personalizuar
Objektiva të qarta dhe ndjekje e progresit në çdo seancë.
Gravity Treadmill
Rehabilitim me pistë me mikrogravitet, për rikthim më të sigurt në lëvizje.
Estetikë me standard mjekësor
Në SoledMed, estetika trajtohet me të njëjtin standard si mjekësia. Aplikojmë trajtime jo-invazive dhe teknologji moderne për përmirësimin e cilësisë së lëkurës, rigjenerimin qelizor dhe rivendosjen e ekuilibrit estetik dhe funksional.
Çdo trajtim zgjidhet pas vlerësimit të lëkurës dhe të objektivave tuaja, me synimin për një rezultat natyral dhe harmonik.
- Epilim me lazer
- Plexr – teknologji plazme
- Thuzzle – fytyrë dhe trup
- Filler dhe fije estetike
- Skinbooster dhe mezoterapi
- PRP për lëkurën dhe flokët

Teknologjitë tona
Jo-invazive
Trajtime jo-invazive dhe minimalisht invazive.
Plan i personalizuar
Numri i seancave dhe trajtimi përcaktohen për ju.
Partner për klinika dhe profesionistë
SoledMed operon gjithashtu si partner strategjik për klinika, qendra estetike dhe profesionistë të fushës, duke ofruar produkte dhe pajisje të certifikuara ndërkombëtarisht në fushën e fizioterapisë dhe estetikës.
Jemi distributorë zyrtarë të linjës profesionale estetike Natì, të krevateve të trajtimit SKYY nga C.O.D.E. dhe të pistave me mikrogravitet Boost. Ofrojmë gjithashtu pajisje profesionale fizioterapie nga marka të njohura ndërkombëtare.
- Produkte profesionale estetike
- Krevate trajtimi për spa dhe klinika
- Pajisje fizioterapie
- Pista me mikrogravitet

Distributor zyrtar
Pajisje fizioterapie
Dëshmi nga Klientët
Komente dhe Vlerësime nga Klientët
Elira K.
Ogni volta che arrivo a Tirana il miglior luogo di benessere e relax, Staff eccellente, professionalità incredibile, ambiente accogliente e una notevole scelta di trattamenti e prodotti di altissima qualità.
GULIA VERONICA
Kjo është hera ime e parë që kam përdorur shërbime të tilla, dhe kam parë rezultate të shkëlqyera që janë ndjerë menjëherë pas trajtimeve. Kam vënë re një përmirësim të dukshëm në lëkurën time dhe ndiej më shumë energji dhe rehati nga fizioterapia që kam marrë.
Giselda Selmani
Produkte Natì
Inovacion në Fushën e Estetikës

