Laser epilimi në Tiranë dhe Shkodër
Heqje afatgjatë e qimeve të padëshiruara me lazer, për femra dhe meshkuj. Seanca të shpejta, të përshtatura për tipin e lëkurës dhe të qimes suaj, nga zona të vogla deri te total body – në klinikat tona në Tiranë dhe Shkodër.
Shkurt për trajtimin
Çfarë është laser epilimi?
Lazeri lëshon një rreze drite që thithet nga pigmenti (melanina) i qimes. Energjia shndërrohet në nxehtësi dhe dëmton folikulin, që qimja të mos rritet më me të njëjtën forcë, pa prekur lëkurën përreth.
Qimet rriten në cikle dhe lazeri vepron vetëm te ato që janë në fazën e rritjes. Prandaj duhen disa seanca, zakonisht me interval 4–8 javë, në varësi të zonës. Pas çdo seance qimet bëhen më të rralla, më të holla dhe rriten më ngadalë.
Para seancës së parë bëjmë një vlerësim të shkurtër të lëkurës dhe të qimes, që parametrat të jenë të sakta dhe trajtimi të jetë i sigurt dhe efektiv.
Pse laser epilimi
- Reduktim afatgjatë i qimeve
- Pa qime të futura nën lëkurë (qime të mbrendshme)
- Pa irritimin e rrojës apo të dyllit
- Për femra dhe meshkuj, nga fytyra te total body
- Seanca të shpejta dhe të rehatshme
Nga zona të vogla te i gjithë trupi
Zgjidhni një zonë të vetme ose kombinoni disa për një paketë më të favorshme.
Fytyrë
Mustaqe, mjekër, qafë – për femra dhe meshkuj.
Sqetulla & bikini
Zonat më të kërkuara, me rezultate të dukshme që në seancat e para.
Krahë & këmbë
Parakrah, krah i plotë, gjysmë këmbe ose këmbë të plota.
Bark & shpinë
Linja e barkut, bark, shpinë dhe vithe.
Për meshkuj
Gjoks, bark dhe shpinë – zona të mëdha me trajtim të shpejtë.
Total body
Paketa mini total body dhe total body për çmim më të favorshëm.
Çmimet e laser epilimit
Çmime të qarta për çdo zonë, për seancë.
Fytyrë & qafë
Krahë, sqetulla & bikini
Trup
Meshkuj & paketa
Çmimet janë për një seancë dhe përditësohen automatikisht nga sistemi i rezervimeve.
Seanca juaj e laser epilimit
Vlerësimi
Shohim tipin e lëkurës dhe të qimes dhe caktojmë planin e seancave.
Përgatitja
Rruani zonën 24 orë para. Mos përdorni dyllë apo piskatore 4 javë para.
Seanca
Trajtim i shpejtë me ftohje të lëkurës, që seanca të jetë sa më e rehatshme.
Pas seancës
Mbrojtje nga dielli (SPF) dhe seanca tjetër pas 4–8 javësh.
Rezervoni seancën e laser epilimit
Zgjidhni trajtimin, datën dhe orarin që ju përshtatet. Konfirmimin e merrni menjëherë.
Pyetje për laser epilimin
Ku mund ta bëj trajtimin?
Trajtimi ofrohet në të dyja klinikat SoledMed: në Tiranë (Lake View Residences, Godina B, Kati 4) dhe në Shkodër (Rruga Vaso Kadia).
A dhemb laser epilimi?
Shumica e njerëzve e përshkruajnë si një ndjesi të lehtë nxehtësie ose si goditje të lehtë mbi lëkurë. Gjatë seancës lëkura ftohet, ndaj trajtimi është i tolerueshëm edhe në zonat më të ndjeshme.
Sa seanca duhen?
Zakonisht 6–8 seanca, me interval 4–8 javë. Numri i saktë varet nga zona, ngjyra dhe trashësia e qimes, tipi i lëkurës dhe hormonet, dhe përcaktohet gjatë vlerësimit.
Si duhet të përgatitem?
Rruani zonën 24 orë para seancës. Mos përdorni dyllë, piskatore apo krem depilues 4 javë para, dhe shmangni diellin e fortë dhe solariumin 2 javë para trajtimit.
Kur shihen rezultatet?
Qimet e trajtuara bien zakonisht 1–3 javë pas seancës. Pas çdo seance rritja bëhet më e rrallë dhe më e hollë.
A mund ta bëj në verë?
Po, me kujdes. Zona e trajtuar duhet mbrojtur me SPF dhe duhet shmangur nxirja nga dielli para dhe pas seancës. Në rast se lëkura është nxirë rishtazi, na njoftoni para seancës.
A ka raste kur nuk rekomandohet?
Gjatë shtatzënisë, me medikamente që e bëjnë lëkurën të ndjeshme ndaj dritës, ose në zona me plagë apo infeksion aktiv, trajtimi shtyhet. Na tregoni për çdo gjendje shëndetësore gjatë vlerësimit.
Si mund të rezervoj?
Rezervoni online në këtë faqe duke zgjedhur zonën dhe orarin, ose na telefononi në +355 69 447 4777.

