Skinbooster në Tiranë dhe Shkodër
Hidratim i thellë nga brenda, për një lëkurë më elastike, më të freskët dhe me shkëlqim natyral – pa ndryshuar tiparet e fytyrës.
Shkurt për trajtimin
Si funksionon skinbooster-i?
Skinbooster-i është një trajtim me mikroinjeksione që shpërndan në shtresat e lëkurës substanca hidratuese dhe rigjeneruese, si acidi hialuronik, polinukleotidet (PN) ose PDRN.
Ndryshe nga filleri, skinbooster-i nuk shton volum dhe nuk ndryshon formën e fytyrës. Ai përmirëson cilësinë e lëkurës: hidratimin, elasticitetin, teksturën dhe shkëlqimin.
Zakonisht rekomandohet një seri prej 2–3 seancash me disa javë diferencë, dhe më pas seanca mirëmbajtjeje sipas nevojës së lëkurës suaj.
Ideal për
- Lëkurë të thatë dhe të dehidratuar
- Linja të holla dhe humbje elasticiteti
- Lëkurë të lodhur, pa shkëlqim
- Qafë dhe dekolte
- Rënie dhe dobësim të flokëve (H Bloom Hair)
Skinbooster sipas nevojës së lëkurës
Gjatë konsultës zgjedhim produktin që i përshtatet lëkurës dhe objektivit tuaj.
PN – polinukleotide
Rigjenerim dhe forcim i lëkurës, për lëkurë më të dendur dhe elastike.
PN+
Formulë e përforcuar për lëkurë që kërkon rigjenerim më intensiv.
Hydro PDRN
Hidratim i thellë dhe rikthim i shkëlqimit të lëkurës.
H Bloom Hair
Trajtim i skalpit për flokë më të fortë dhe më të dendur.
AquaPeel + Skinbooster
Pastrim i thellë i fytyrës i kombinuar me hidratim skinbooster.
Çmimet e skinbooster-it
Çmime sipas produktit, për seancë.
Fytyrë
Flokë & kombinime
Çmimet janë për një seancë dhe përditësohen automatikisht nga sistemi i rezervimeve.
Si zhvillohet trajtimi me skinbooster
Konsulta
Vlerësojmë lëkurën dhe zgjedhim produktin e duhur.
Përgatitja
Pastrim i lëkurës dhe krem anestetik për më shumë rehati.
Trajtimi
Mikroinjeksione të shpërndara në mënyrë uniforme në zonë.
Pas trajtimit
Pikëza të vogla që zhduken brenda 1–2 ditësh.
Rezervoni trajtimin me skinbooster
Zgjidhni trajtimin, datën dhe orarin që ju përshtatet. Konfirmimin e merrni menjëherë.
Pyetje për skinbooster-in
Ku mund ta bëj trajtimin?
Trajtimi ofrohet në të dyja klinikat SoledMed: në Tiranë (Lake View Residences, Godina B, Kati 4) dhe në Shkodër (Rruga Vaso Kadia).
Cili është ndryshimi mes skinbooster-it dhe filler-it?
Filleri shton volum dhe korrigjon formën e një zone (p.sh. buzët ose mjekrën). Skinbooster-i nuk shton volum – ai hidraton dhe rigjeneron lëkurën, duke përmirësuar cilësinë e saj.
Sa seanca duhen?
Zakonisht 2–3 seanca me disa javë diferencë, pastaj mirëmbajtje sipas nevojës. Plani përcaktohet gjatë konsultës.
Kur shihen rezultatet?
Lëkura duket më e hidratuar pas pak ditësh, ndërsa përmirësimi i elasticitetit dhe teksturës vjen gradualisht gjatë javëve në vijim.
Çfarë duhet të shmang pas trajtimit?
Për 24–48 orë shmangni grimin, saunën, sportin intensiv dhe diellin e fortë. Përdorni mbrojtje SPF.
Kur nuk rekomandohet?
Gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, ose kur ka infeksion apo inflamacion aktiv në zonë. Na tregoni për alergji dhe medikamente gjatë konsultës.
Si mund të rezervoj?
Rezervoni online në këtë faqe ose na telefononi: Tiranë +355 69 447 4777, Shkodër +355 69 770 7040.

