Skip to content Skip to footer

Distributor Zyrtar

INOVACION NË FUSHËN E ESTETIKËS - ABT® (Acqua BioTecnologica)

ABT® (Acqua BioTecnologica): I vetmi princip aktiv me veprim elektromagnetik, që vepron në mënyrë direkte në ambientin qelizor nga ku buron çdo inestetizëm.

ABT® nxit prodhimin e energjisë (ATP) dhe ngadalëson krono-plakjen qelizore, duke shkaktuar një proces natyror të rigjenerimit të indeve dhe duke korrigjuar papërsosmëritë parësore përmes një fushe delikate elektromagnetike.

Ky funksion inovativ bëhet i mundur nga kërkimet shkencore mbi elektrodinamikën kuantike (QED – Elektrodinamika Kuantike e Ujit).

PËRFITIMET E ABT®

Korrigjon gradualisht
çdo inestetizëm të lëkurës

100% produkt aktive:
uji i vetmi princip aktiv

Teknologji e patentuar

Performancë e garantuar
nga testet in vitro dhe in vivo

Zero përbërës kimikë:
natyral, i sigurt dhe plotësisht bio-kompatibël

Performanca e ABT® është çertifikuar nga testet e përsëritura në laboratorin e biologjisë qelizore për më shumë se tre vjet.

Hulumtuesit e Natì krahasuan reagimet e qelizave të lëkurës në kontakt si me ujin ashtu edhe me ABT®.

Qelizat që ranë në kontakt me ABT® reaguan në një mënyrë të habitshme, duke nxjerrë në pah një performancë kozmetike superiore ndaj shumicës së përbërësve të tjerë aktivë.

ABT®, teknologjia e jetës.

ENERGJI QELIZORE (ATP)

+21,5%

Lëkura është menjëherë më vitale dhe rrezatuese

RADIKALE TË LIRA

-25%

Zvogëlohen oksidantët e dëmshëm, shkaktari kryesor i plakjes

Click Here
ELASTINA Qelizore

+38,5%

Efekt ekstra - lifting, tonifikim I menjëhershëm

Click Here
Procesi inflamator

-97%

Inde të pastruara, skuqje e reduktuar

Click Here
KRONO-PLAKJA QELIZORE

-88%

rrudha të reduktuara, konture të definuara

Click Here
VEPRIM DHE KËRKIME

“Në literaturë nuk janë gjetur studime të fokusuara në vlerësimin e efekteve të ujit koherent në strukturat biologjike, e aq më pak në ndikimin e tyre (pozitiv ose negativ) në strukturat e larmishme qelizore. Të vetmet të dhëna të disponueshme janë ato që lidhen me studimet e efikasitetit të kryera me ABT® (Ujë Bio-Teknologjik) në fibroblaste dhe të ofruara nga Natì Srl.”

Prof. M. Carini, Universiteti i Milanos, Departamenti i Shkencave Farmaceutike

Të gjitha produktet kozmetike Natì janë 100% aktive: ato përdorin ABT® si formulën e vetme, duke zëvendësuar ujin e pranishëm në kozmetikën e zakonshme. Duke filluar nga zbulimet e saj inovative në fushën e kozmetikës, Natì ka krijuar Kozmetikën Elektrodinamike: një gamë produktesh të përbëra ekskluzivisht nga ABT®, pa shtimin e ndonjë përbërësi aktiv biokimik. Veprimi i tyre elektrodinamik integrohet në mënyrë të përsosur dhe rrit efektivitetin e të gjitha trajtimeve të bukurisë Natì. Këtë gamë e plotëson Kozmetika Hibride: produkte profesionale dhe për kujdesin në shtëpi për fytyrën, trupin dhe flokët, të cilat kombinojnë teknologjinë ABT® me përbërës aktivë me origjinë natyrale.

Natì zëvendëson ingredientin “ujë” që është prezent në formulat e zakonshme kozmetike, me ABT® (Acqua BioTecnologica). Lind kështu produkti kozmetik më inovativ, me performancën më të lartë funksionale, që është në gjendje të ndërhyjë në mjedisin qelizor nga ku buron çdo inestetizëm.

BLINI PRODUKTET KOSMETIKE NATI

Regjistrohuni për të rejat më të fundit !

Subscribe for the updates!